Shuhet gruaja e dyqanit të famshëm të makinave të shkrimit

Shuhet gruaja e dyqanit të famshëm të makinave të shkrimit
Loading...

Mary Adelman, gruaja e dyqanit të famshëm të makinave të shkrimit në Manhattan u nda nga jeta në moshën  89-vjeçare. Adelman nuk ishte thjesht një grua biznesi, por dhe një pasionante e madhe e letrave. Mikesha e shkrimtarëve të njohur të kohës, ajo ishte dhe gruaja që koleksionoi sekretet e tyre. Isac Bashevis Singer, David Mamet, Remark, Philip Roth, apo të tjerë I çonin tek dyqani I saj për ti rregulluar makinat e shkrimit. Duke e çuditshme në kohën e kompjuterave, që ekzistenca e një dyqani të tillë të ishte në zemër të Manhattanit. Por ky dyqan arriti të mbijetonte deri në vitin 2001. Mary e dinte se nuk kishte intimitet më të madh për një shkrimtar sesa makina e shkrimit. Mjaftonte që një nga shkronjat e tastierës të humbte funksionin që një autori ti prishej e gjithë dita.

Ai nuk mund të punonte dot pa mungesën e një gërme, kështu që humbja e rutinës e çonte gati gati në depresion. Remark kaloi me orë të tëra me Mary Adelman duke I treguar se sa e rëndësishme ishte që makina e shkrimit të rregullohej sa më shpejt. Ai I fliste asaj për romanin që ishte duke shkruar, duke I treguar në ato orë që nuk mbaronin dhe ndonjë sekret të një personazhi që e kishte hedhur në letër. Mary ishte gruaja që dinte sekretet e pjesës më të madhe të personazheve të letërsisë amerikane. Philip Roth mund të fliste hapur me të, ndoshta më lehtë se agjentin e tij letrar. Novelisti David Handler I ishte mirënjohës Zonjës Adelman për asistencën që I kishte dhënë në ndërtimin e personazhit të mistershëm tek romani “Vajza që u zhduk bashkë me një kukull”. Mary u lind më 2 mars të vitit 1928 në Atwerp, Belgjikë si e bija e një çifti hebrenjsh.

Familja u zhvendos më pas në Londër pas okupimit nazist në Belgjikë. Në vitin 1954 ata shpërngulen në Kanada dhe fillon të jetojë një histori të gjatë dashurie me Stanley Adelman. Ata u prezantuan nga një kushëri I saj. Duke jetuar në Nju York Adelman udhëtonte në Toronto për të takuar Maryn çdo fundjavë deri më 24 dhjetor të atij viti ku vendosën kurorë. Z. Adelman kishte mësuar të riparonte makinat e shkrimit në Mynih . Ata do të hapnin dyqanin e tyre të riparimit të makinave të shkrimit pasi Mary filloi ta dashuronte këtë profesion.

Mënyra sesi ajo sillej me klientët, pjesa më e madhe e të cilëve ishin njerëz të letrave e kthyen Maryn në personazhin më të domosdoshëm në atë qytet. Shpesh ajo shihej nën shoqërinë e tyre, duke marrë pjesë jo vetëm në mbrëmje letrare por edhe në dreka e darka private. “Ajo ishte një grua e lindur për të qenë në botën e letrave”, shprehej Philip Roth, duke treguar se me një lehtësi të çuditshme ajo arrinte të tërhiqte vëmendjen dhe në kohë jo të mira.

26 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta Shqip | Ndryshe

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar