Zv/ministri i MPB-së Agim Nuhiu nga rradhët e BDI-së nga paniku i humbjes dhe friga e madhe ka filluar të kërcënoj dhe shantazhoj votuesit e BDI-së, duke i kërcënuar se do t’i largoj nga vendi i punës ata njerëz që nuk e votojnë BDI-në. Presion të pa parë Agim Nuhiu ushtron edhe ndaj votuesëve e “Aleancës me Besë”, duke iu thënë se duhet patjetër të votohet BDI-ja e jo “Aleanca dhe Besa”.
Sipas këtyre veprimeve të Nuhiut, ai shkel haptas ligjin, duke bërë fushatë në emër të zv/ministritë dhe duke keqpërdorur postin e tij për të kërcënuar e shantazhuar njerëz që nuk duan të votojnë BDI-në nga dështimet e saja të shumta vite me rradhë. Nga MPB-ja e Spasovskit ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me keqpërdorimet e detyrës zyrtare të zv/minsitritë Nuhiu.