Skënderbeu barazon menjëherë, me një supergol të Lilajt

Skënderbeu barazon menjëherë, me një supergol të Lilajt
Loading...

Në një ‘Elbasan Arena” të ftohtë, pasi do të mungojë përkrahja e publikut, Skënderbeu do të përballet me Dinamon e Kievit, në takimin e parafundit të fazës në grupe të Europa League-s.

Korçarët luajnë sot shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat e një kualifikimi të mëtejshëm, por për ta bërë këtë, ju duhet patjetër fitorja. Nga ana tjetër, Dinamo e Kievit vjen për ‘turizëm’ në Shqipëri, sepse e ka siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa i duhet vetëm 1 pikë në 2 takimet e ardhshme, për të mos rrezikuar edhe vendin e parë në grup.

Ukrainasit kanë zgjedhur që të mos kryejnë asnjë seancë stërvitore gjatë qëndrimit 3-ditor në Shqipëri, ndërsa trajneri i Dinamos ka paralajmëruar lënien jashtë të titullarëve që kanë luajtur më shumë në javët e fundit.

Dinamo e Kievit kryeson renditjen me 10 pikë, e ndjekur nga Partizani i Beogradit me 5, Young Boys me 3 dhe Skënderbeu me 2. Për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit, Skënderbeu duhet të fitojë patjetër në Elbasan dhe të shpresojë që zviceranët e Young Boys-it të mos humbin në Beograd.

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Sowe.
Dinamo Kiev: Bushchan, Shepeliev, Morozyuk, Moraes, Tsygankov, Korzun, Pivariç, Khacheridi, Besedin, Kadar, Kedziora.

16’ – Dinamo e Kievit kalon në avantazh, nëpërmjet një aksioni shumë të dyshimtë, për pozicion jashtë loje.

18’ – Kundërpërgjigjet menjëherë Skënderbeu. Sabien Lilaj barazon rezultatin, duke shënuar një gol fantastik, me një gjuajtje nga distance. Mesfushori tregon edhe një herë se është lider i Skënderbeut.

23 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar