Sot në 17:00 Partizani-Skënderbeu, shansi i fundit i të kuqve për titullin

Sot në 17:00 Partizani-Skënderbeu, shansi i fundit i të kuqve për titullin
Loading...

Në fillim të sezonit ishte projektuar si një sfidë për titullin, por kur janë luajtur vetëm 11 javë kampionat, Partizani-Skënderbeu supersfida e raundit të 12 në Superiore, mund të konsiderohet pa frikë si shansi i fundit i të Kuqëve në garën për titull. Korçarët ndryshe nga Partizani i kanë përmbushur të gjitha pritshmëritë në këtë fillim sezoni teksa kryesojnë bindshëm klasifikimin me 27 pikë, 5 më shumë se kampionët në fuqi të Kukësit që kanë luajtur një ndeshje më tepër. Në Selman Stërmasi sot Partizani luan shansin e fundit në një kampionat ku Skënderbeu është dukshëm më lart se të gjitha skuadrat e tjera. Edhe ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë sfidë pas dy barazimeve radhazi ndaj Flamurtarit dhe Kamzës por e ka moralin të lartë për faktin se mesjavën e kaluar mposhti në Elbasan Arena në Grupin B të Europa League një gjigand të futbollit europian si Dinamo e Kievit. Edhe te Kuqtë fitorja ndaj Kukësit në transfertë ka rikthyer optimizmin. 13 pikë disavantazh në vetëm 11 javë ndaj Skënderbeut janë shumë, por te Partizani besojnë ende se mund të rikthehen fuqishëm në garën për vendet e para. Por për ta bërë këtë Partizani tashmë prej 2 ndeshjesh me një trajner të ri në stol që është njëkohësisht një njohje e vjetër në klub, Sulejman Starovën duhet të mposhtë me çdo kusht skuadrën më të suksesshme shqiptare në kompeticionet europiane, Skënderbeun e Ilir Dajës.

Në fazën e parë korçarët triumfuan 2-0 me golat e Sowe dhe Lilajt. Statistikat në këto vitet e fundit janë thuajse në baraspeshë totale, por në këto 4 sezone, bardhekuqtë mund të krenohen me titujt e fituar por edhe me faktin se i kanë shënuar më shumë gola Partizanit 19 kundrejt 13 të të kuqëve.Përsa i përket totalit të sfidave mes tyre gjatë gjithë historisë, Partizani kryeson ndjeshëm pasi ka regjistruar më shumë se 3-fishin e fitoreve të Skënderbeut, 64 të 15-herë kampionëve kundrejt 21 të bardhekuqëve. Përsa u përket formacioneve që do të zbresin sot në orën 17.00 në Selman Stërmasi, dy trajnerët nuk kanë dyshime. Starova do të luajë sërish pa një qëndërsulmues të vërtetë teksa në majën e sulmit do të veprojë dyshja, Progni-Bardhi, ndërkohë që Daja do të aktivizojë të njëjtët lojtarë që luajnë ndaj Dinamos së Kievit të enjten me ndryshimin e vetëm që vendit e Vangjelit të dëmtuar në krahun e djathtë të majtë të mbrojtjes do ta marrë Afrim Taku, një pozicion në të cilin ish lojtari i Tiranës është aktivizuar shpesh kur ka qenë pjesë e bardhebluve sezonin e kaluar. Një fitore e Partizanit në këtë ndeshje do ta bënte më të bukur kampionatin ndërkohë që në një sukses i Skënderbeut do ta vriste përfundimisht atë me titullin e kampionit që do të merrte rrugën që tani drejt Korçës.

Partizani(4-4-2):Hoxha, Ibrahimi,Atanda, Malota,Kalari, Batha, Vila, Asani, Trashi, Progni, Bardhi.

Skënderbeu:(4-3-3):Shehi, Taku,Radas, Aliti,Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

27 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar