SPD – po tani?

SPD – po tani?
Loading...

Parë nga jashtë, ndonjë vëzhgues i politikës gjermane edhe mund të çuditet: që prej vitesh socialdemokratët dhe konservatorët qeverisin në federatë dhe në lande së bashku – dhe e kanë drejtuar vendin vitet e fundit shumë mirë me gjithë krizave globale dhe ekonomike evropiane. Megjithatë mungon dëshira për të qeverisur edhe më tej bashkë – dhe te shumë koalicione klima është e keqe.

Pak kjo ka të bëjë edhe më konkurrencën nga e djathta. Populistët si AfD ndërkohë janë normalitet evropian; Gjermanisë vetëm, i duhet të mësohet me ta. Dominimi i vjetër i partive popullore, SPD, CDU dhe CSU në Bavari është në rrezik: SPD lufton me kuotën 20 përqind, CDU me kuotën 30 përqind dhe CSU me kuotën 4 përqind. Ekziston frika që tatëpjeta të vazhdojë.

SPD do në fakt kohë për pushim

Shefi i SPD, Martin Schulz tha se një koalicion tjetër me CDU/CSU, i njohur edhe si koalicion i madh, nuk diskutohet më. Sepse SPD me Angela Merkelin në njëfarë mënyre ka përfunduar nën rrota. Prandaj partia ka nevojë për një shans për t’u ripërtërirë. Gjë për të cilën në Gjermani konsiderohet gjithmonë i përshtatshëm kalimi në opozitë.

Me të vërtetë, socialdemokracia gjermane duhet të sqarojë se cilin vend kërkon të zërë në peizazhin partiak. Vajtja majtas, siç bënë laburistët në Britaninë e Madhe është e bllokuar, atje ndodhet partia e Majta. Dhe në mes sundon me të dyja këmbët CDU-ja e Merkelit.

Kërkohet një Plan B

Por strategjia e Schulzit tani po lëkundet. Plani i Merkelit për një koalicion me të gjelbrit dhe liberalët rezultoi rrugë e gabuar. Pak a shumë në panik, pas kësaj u përmendën zgjedhjet e reja, për të cilat ka kufij të lartë në bazë të kushtetutës. Presidenti Frank-Walter Steinmeier e theksoi këtë menjëherë.

Ditët e fundit, gjithnjë e më shumë politikanë të SPD-së shprehën kritika për vijën e ashpër të shefit të SPD-së. Presion pati edhe nga kolegë në Parlamentin Evropian në Bruksel. Në fund të fundit duhen marrë disa vendime të rëndësishme dhe për to duhet një Gjermani stabile. Dhe kjo sipas të gjitha gjasave do ta rikthejë SPD në tavolinën e negociatave me CDU/CSU.

Zgjedhje të reja do t’i sillnin pak SPD-së

Për një krizë të vërtetë shtetërore pra nuk mund të bëhet fjalë. E vetmja gjë mund të thuhet është që Schulzi dhe Merkeli nuk i imponuan dot planet e tyre, njëra për koalicionin qeveritar Xhamajka, tjetri për opozitën. Alternativën zgjedhje të reja e kanë frikë shumë vetë në SPD. Veçanërisht deputetët vetë, që mund ta humbasin vendin në Parlament. Sipas demoskopëve, vlerat e SPD mund të jenë më të dobëta se në shtator./DW

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar