Stine tregon se çfarë pret nga ‘Kënga Magjike’

Stine tregon se çfarë pret nga ‘Kënga Magjike’
Loading...

Kjo ngjarje si çdo vit mbledh emra të njohur të estradës në një vend, të cilët marrin pjesë për të falënderuar Amerikën për kontributin që ka dhënë në vend, shkruan lajmi.net.

Artistët që performuan në atë mbrëmje ishin: Shkurte Fejza, Gresa Behluli, Mc Kresha, Lyrical Son, Ronela Hajati, Young Zerka, Robert Berisha, Kida, Shkenda Dubova, Skerdi, Stine, e të tjerë.

Ekipi i emisionit ‘Mirage’ ishte i pranishëm në atë vend për të parë nga afër atmosferën që mbretëronte në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe për të marrë deklaratat e këngëtarëve pas performimit.

Pasi kreu performancën e tij në skenë, Stine është pyetur se çfarë ndjenje ishte të këndonte para publikut të Kosovës pikërisht në atë ditë, po ashtu ai u pyet edhe për atë se çfarë pret nga pjesëmarrja në ‘Kënga Magjike 2017’, në të cilin rast dha një përgjigje interesante.

Stine këtë vit konkurron në këtë festival me këngën “Ma more zemrën”, e cila është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë komente pozitive.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 8:29 dhe mësoni se çfarë pret Stine nga ‘Kënga Magjike’. /Lajmi.net/

 

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar