Struga dhe Tetova, qytetet me probleme më të mëdha të deponive dhe papastërtisë

Struga dhe Tetova, qytetet me probleme më të mëdha të deponive dhe papastërtisë
Loading...

Siç po shihet gjatë një periudhe të shkurtër ka patur ankesa, protesta dhe reagime kundra deponisë së qytetit të Strugës e cila është jo më larg se 500 metra. Çdo mbrëmje struganët helmohen nga kjo deponi, pasi që shpesh ndodh që kjo deponi të marrë flakë dhe nga pamundësia e shuarjes së saj ky helmim vazhdon me ditë të tëra dhe me tym.

Ky problem është edhe në Tetovë ku mbeturinat kanë pushtuar gati çdo cep të qytetit, edhe për këtë kanë patur reagime shoqata dhe subjekte të ndryshme por, nuk ka zgjidhje deri më tash. “Deponia e egër” ndodhet në largësi prej më pak se një kilometër nga godina e Komunës dhe nga qendra e Tetovës.

Qytetarët e Strugës dhe Tetovës hedhin një shqetësim të madh, të cilët ankohen me kokëdhimbje dhe frymëmarrje gjatë ditës, e cila nga doktorët shpjegohet simptoma të helmit./rrugadrejt.com

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar