Sulmi në një xhami në Egjipt, shkon mbi 300 numri i të vrarëve

Sulmi në një xhami në Egjipt, shkon mbi 300 numri i të vrarëve
Loading...

Shkon në mbi 300 numri i personave të vrarë nga militantët në një xhami që ndodhet në veri të gadishullit të Sinait, Egjipt. Lajmi u konfirmua nga autoritetet e sigurisë egjiptiane. Ata thanë ekstremistët kishin në shënjestër përkrahësit e forcave të sigurisë në xhaminë e al-Rawdahit në qytetin e Bir al-Abdit.

Sipas autoriteteve militantët që ndodheshin në 4 makina tip fuoristradë hapën zjarr jashtë xhamisë gjatë faljes së namazit të së premtes. Të plagosurit u dërguan në spitalet aty pranë.

Në sulmet e tyre militantët kanë sulmuar kryesisht forcat e sigurisë, por gjithashtu janë përpjekur të zgjerohen përtej gadishullit, duke goditur kishat e krishtera egjiptiane dhe pelegrinët.

Forcat e sigurisë së Egjiptit po luftojnë kundër Shtetit Islamik në veri të gadishullit të Sinait, që ka njohur një intensifikim të luftimeve në tre vitet e fundit duke rezultuar me vrasjen nga militantët të qindra policëve dhe ushtarëve.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar