A do ta rrahin Blerim Bexhetin komandantët e Hazbi Likës?

A do ta rrahin Blerim Bexhetin komandantët e Hazbi Likës?
Loading...

Dy funksionarët e lartë të BDI-së, Hazbi Lika dhe Blerim Bexheti, tanimë janë rivalët më të mëdhenj brenda partisë së Ali Ahmetit. Për përplasjet dhe çarjet e brendshme, që po ndodhin brenda partisë së Ali Ahmetit, janë të njoftuar të gjitha degët brenda strukturave të BDI-së, ku sipas disa burimeve brenda BDI-së, të cilat dëshirojnë të mbeten anonime, marrim vesh se përçarja mes krahut të Hazbi Likës dhe krahut të Musa Xhaferit është duke reflektuar edhe nëpër strukturat e kësaj partie, ku nga njëra anë disa degë e përkrahin Hazbi Likën, ndërsa pjesa tjetër e degëve partiake e mbështet krahun e Musa Xhaferit, pra Blerim Bexhetin.
Ditë më parë, kryetari aktual i Sarajit, Blerim Bexheti, publikisht i kishte qortuar Hazbi Likën dhe Bujar Osmanin, për mospërmbushjen e shumë premtimeve të dhëna gjatë zgjedhjeve lokale, duke ju thënë se “të dy janë politikanë të papërgjegjshëm”.
Fill pas kësaj deklarate të Blerim Bexhetit marrim vesh se përkrahësit e Hazbi Likës janë “nxehur në kokë” dhe kanë kërkuar leje nga komandant Çela që mllefin e revoltës ndaj Blerim Bexhetit ta shprehin duke e hospitalizuar atë sa më shpejt. A do t’i japin dajak Blerim Bexhetit “komandantët” e Hazbi Likës, kjo do të shihet gjatë kongresit partiak të BDI-së, që pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar