Takim i Kartës së Adriatikut, A5 në Ohër

Takim i Kartës së Adriatikut, A5 në Ohër
Loading...

Në takim u nënshkrua një deklaratë e përbshkët, ku theksohet nevoja për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe e qëndrueshmërisë dhe paqes në rajon.

Ministrat, zëvendës-ministra dhe zyrtarë të lartë të ministrive të mbrojtjes të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe zyrtarja amerikane nga Sekretariati i Mbrojtjes e nënshkruan në Ohër deklaratën e përbashkët të Kartës së Adriatikut, ku nënvizohet zotimi për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin rajonal.

Ata rikonfirmuan përcaktimin për të ndjekur integrimin e plotë të vendeve të Evropës juglindore në komunitetin Euro-atlantik, ndërsa theksojnë zotimin për paqe dhe stabilitet evropian dhe rajonal.

Në takim morën pjesë në cilësinë e vëzhguesve edhe zyrtarë të mbrojtjes të Bullgarisë, Kosovës, Serbisë, Sllovenisë, Norvegjisë dhe përfaqësuesi i Natos në Maqedoni, pastaj diplomatë, atashe ushtarakë e ekspertë.

Deklarata përshëndet anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancë, ndërsa vë në dukje rolin e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe SHBA-së në mbështetjen e anëtarësimit të vendeve të rajonit në NATO.

“Anëtarësimi i Maqedonisë dhe Bosnjës në NATO është i një rëndësie të madhe për qëndrueshmërinë dhe sigurinë afatgjatë të gjithë rajonit”, theksohet në deklaratën e përbashkët.

Në Deklaratë po ashtu nënvizohet zotimi për marrëdhënie të mira mes fqinjëve dhe bashkëpunimi ushtarak në raste të rrezikimit dhe sfidave kolektive.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha në hapje të takimit, se vendi i tij arriti që me ndihmën e qytetarëve dhe forcave demokratike ta kapërcejë krizën më të madhe politike deri më sot, ndërsa theksoi bindjen se integrimet euro-atlantike janë të domosdoshme për stabilitetin e plotë të rajonit.

Zëvendës-ndihmës sekrtarja amerikane e Mbrojtjes në detyrë për Euro-Azinë, Laura Cooper duke cituar zëvendës-presidentin Mike Pence nga Samiti i Malit të Zi, theksoi se A5 e plotëson qëllimin për të afruar shtetet e Ballkanit perëndimor në një aleancë më të suksesshme ndonjëherë në histori, në atë të Natos. “SHBA do të vazhdojnë partneitetin me secilin shtet për të ngritur sigurinë në Ballkanin perëndimor dhe përtej tij”, tha ajo.

Deklarata e Kartës së Adriatikut në Ohër po ashtu vë në pah krizën e imigrantëve, por dhe mirënjohjen ndaj SHBA-së për angazhimin e saj në rajon./VOA

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar