Talenti kosovar i Man Cityt pensionohet nga futbolli pas problemeve në zemër

Talenti kosovar i Man Cityt pensionohet nga futbolli pas problemeve në zemër
Loading...

Konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por tashmë do të mbahet mend vetëm për faktin se i ka dhënë fund karrierës në një moshë shumë të re. Për shkak të problemeve në zemër Sinan Bytyçi ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare.

I dalë nga academia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni. I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles në kategorinë e dytë holandeze, Bytyçi me këshillën e mjekëve vendosi të tërhiqet nga futbolli.

Në shenjë respekti Manchester City ka vendosur t’i japë një post të ri 22-vjeçarit në klub atë të zbulimit të talenteve. Konsiderohej vetë një talent i madh por për fatin e tij të keq tashmë Bytyçi duhet të spikasë klasin e të tjerë talenteve.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar