Të gjithë po flasin për Modric, ja çfarë ka bërë ai dje ndaj Malagas

Të gjithë po flasin për Modric, ja çfarë ka bërë ai dje ndaj Malagas
Loading...

Tekniku Zidane vendosi të startojë ndeshjen pa kroatin Luka Modric, dhe u vërejtë qartë në lojën e skuadrës së tij mungesa e mesfushorit madrilen, përcjellë Albeu.com.

Menjëherë pas barazimit të rezultat në 2-2 nga Malaga në minutën e 58-të, Francezi i bëri një thirrje Lukas që të bëhet gati për inkuadrimin në fushë.

Momenti kur Modric u inkuadrua në fushë ishte minuta e 62-të dhe që nga ajo minutë Real Madridi filloi të bëhej më i rrezikshëm për kundërshtarin.

Në minutën e 75-të, Modric fitoi një penallti në zonën e kundërshtarit, dhe në një mënyrë fitoi 3 pikët për skuadrën e tij.

Ishte Cristiano ai që nuk shënoi nga penalltia por nga pritja e portjerit që iu kthye atij për ta konkretizuar atë gol dhe për të kaluar në epërsi me rezultat 3-2, me të cilin përfundoi edhe ndeshja

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar