Ministri i BESËS, ASAF ADEMI pjesëmarrës në konferencën e rëndësishme të UNESCO-së

Ministri i BESËS, ASAF ADEMI pjesëmarrës në konferencën e rëndësishme të UNESCO-së
Loading...

 

 

 

 

 

Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, mbajti fjalim në takimin e një niveli shumë të lartë në Ohër me temën: “Zbatimi i aksioneve/masave në bazë të vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Kulturore në UNESKO”. Në këtë takim, kanë ardhur në përfundim se statusi i Ohrit dhe Liqenit të Ohrit si pasuri kulturore e natyrore botërore i mbrojtur nga UNESKO, nuk është i rrezikuar. Megjithatë, në mënyrë të vashdueshme dhe tërësisht duhet të zbatohen rekomandimet e Komisionit të organizatës botërore për sa u përket disa projekteve të caktuara dhe veprimeve ndërtimore.

Minsitri Ademi theksoi se, bashkëpunimi me Shqipërinë, si shtet fqinj, është i mirë dhe zhvillohet me sukses në të gjitha aspektet që janë me interes të përbashkët. Këtu bën pjesë edhe bashkëpunimi për shpalljen e pjesës shqiptare të rajonit më të gjerë të Liqenit të Ohrit si pasuri natyrore botërore e mbrojtur nga UNESKO. Ai theksoi se, për më pak se një vjet, Qeveria së bashku me organet dhe institucionet kompetente, me interesim dhe vëmendje të madhe i shqyrtuan dhe i reviduan aktivitetet e parapara në rajonin e Ohrit.

“Me qëllim për të vendosur bazën juridike, e cila do të mundësojë sanimin gradual të dëmeve të shkaktuara në rajonin e Ohrit dhe për të themeluar mekanizma të shëndoshë e funksionalë për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore si dhe duke u bazuar në standardet e UNESKO-s, paraqitet nevoja urgjente për revizion të Ligjit të Udhëheqjes së Trashëgimisë Natyrore e Kulturore në Rajonin e Ohrit, revizion të Planit të udhëheqjes me rajonin e Ohrit dhe zbatimi të Vlerësimit strategjik për ndikimin në ambientin jetësor – CEA. Këto janë prioritetet kryesore për vitin 2018 dhe 2019”, theksoi ministri Ademi.

Në këtë takim diskutoi edhe Sinisha Sheshum, shef i Zyrës Rajonale të UNESKO-s, me seli në Sarajevë, si dhe përfaqësues të Minsitrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Malit të Zi. Qëllimi i këtij takimi ishte të definohen udhëzimet për bashkëpunimin e përbashkët në të ardhmen për mbrojtjen dhe zhvillimin e rajonit të Ohrot, por gjithnjë duke u bazuar në standardet dhe rekomandimet e UNESKO-s.

Përfaqësuesi i UNESKO-s potencoi se deri në muajin dhjetor të këtij viti, Maqedonia duhet të plotësojë rekomandimet e parapara nga Komiteti i Trashëgimisë Kulturore i UNESKO-s.

Në këtë takim të nivelit rajonal, merrte pjesë Igor Vuçiniq, sekretar i ministrit të Kulturës së Malit të Zi, Valbona Shujaku, zëvendësministre e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Sinisha Sheshum, përfaqësues i UNESKO-s, kryetarë të komunave apo përfaqësues të tyre nga Kotori, Ohri dhe Debarca si dhe ekspertë, deputetë të këtij rajoni, përfaqësues të pushtetit lokal dhe sektori civil.

Në takimin e sotëm në Ohër, ku sundonte një frymë jashtëzakonisht kreative dhe konstruktive, u konstatua se vendet e përfshira në proceset e UNESKO-s nga kjo pjesë e Ballkanit, do të vazhdojnë së bashku të zhvillojnë dhe ta ngrisin në një nivel më të lartë bashkëpunimin, por edhe të këmbejnë përvojat lidhur me rekomandimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s dhe të cilat kanë të bëjnë me të mirat e regjistruara në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s.

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar