Thaçi: Të respektohet fryma e dialogut mes Kosovës e Serbisë 0 March 27, 2018 7:20 pm

Thaçi: Të respektohet fryma e dialogut mes Kosovës e Serbisë  0   March 27, 2018 7:20 pm
Loading...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu referuar zhvillimeve të djeshme lidhur me hyrjen ilegale të kreut të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç në Kosovë, apeloi që të respektohet dhe të ruhet fryma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Zyra e Presidentit, thuhet se zhvillimet e ditjanë në kundërshtim me angazhimet për dialog dhe për ndërtim të paqes së qëndrueshme në Kosovë si dhe cenim i përpjekjeve për normalizim të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pikërisht në ditën kur institucionet e Kosovës filluan punën për krijimin e Grupit Punues të gjerë institucional, që do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë për draftimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndodhi provokimi nga shteti i Serbisë. Këtë e konfirmon edhe vendimi i sotëm për daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë bëhet e ditur se presidenti Thaçi ka biseduar përsëri me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën edhe një herë janë pajtuar për nevojën e uljes së tensioneve, sepse “dialogu nuk ka alternativë dhe të gjithë duhet të fokusohemi në rrugën përpara”.

Sipas komunikatës Mogherini ka njoftuar presidentin Thaçi se sot do të udhëtojë në Beograd për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për t’i përcjellë edhe atij mesazhin e njëjtë se dialogu dhe pajtimi janë e vetmja rrugë përpara.

Thaçi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit në tërë territorin e saj dhe do të kërkojë gjithmonë që të gjithë t’i respektojnë ligjet e Kosovës, thuhet në komunikatë.

“Më vjen keq që ngjarjet e djeshme kanë trazuar paqen dhe kanë shqetësuar të gjitha komunitetet e Kosovës, por i ftoj të gjithë që ta ruajnë arsyen. Derisa policia ka treguar profesionalizëm në punën e saj, e përshëndes edhe reagimin e institucioneve të shtetit, veçanërisht të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Kosovës që kanë reaguar me kohë, si dhe gatishmërinë e tyre që të shqyrtojnë dhe të vlerësojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë të gjitha zhvillimet e ditës së hënë, 26 mars 2018, të lidhura me hyrjen ilegale të Marko Gjuriçit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se dje Marko Gjuriç përkundër asaj që Ministria e Jashtme e Kosovës nuk kishte dhënë leje për hyrje, ai kishte në hyrë në Kosovë për të marrë pjesë në një debat për dialogun në Kosovë. Pas kësaj, Policia e Kosovës arrestoi Gjuriçin në Mitrovicën e Veriut, të cilin e dërgoi në një stacion policor në Prishtinë. Më pas Policia e Kosovës të njëjtin e largoi nga territori i Republikës së Kosovës.

Poashtu edhe zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dje deklaroi se duke u bazuar në marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel personalitetet politike serbe duhet të marrin leje 72 orë para se ta vizitojnë Kosovën.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar