Thellohet bashkëpunimi mes Maqedonisë e Kosovës në fushën e revizionit

Thellohet bashkëpunimi mes Maqedonisë e Kosovës në fushën e revizionit
Loading...

Zëvendës revizori kryesor shtetërorë i Maqedonisë bashkë me ndihmësin e revizorit kryesor Maksim Acevski dhe revizorin Orhan Adem kanë qëndruar në vizitë zyrtare në Kosovë ku kanë realizuar takim me Auditorin e përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani.

Në takimin e dy delegacioneve është biseduar për bashkëpunimin bilateral dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dy institucioneve supreme të auditimit, dhe formalizimin e këtij bashkëpunimi me një marrëveshje bilaterale.

Me këtë rast Ademi dhe Osmani u pajtuan që të zhvillohet një program i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave institucionale, si në fushën e metodologjisë, të kualifikimit profesional, të automatizimit të procesit të auditimit, të bashkëpunimit me organet legjislative dhe ekzekutive, etj.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, delegacioni i Entit shtetëror për Revizion të Maqedonisë ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar