I thirrën për pajtim, i lanë të vriten!

I thirrën për pajtim, i lanë të vriten!
Loading...

Ngjarja e mbrëmshme ka tronditur mbarë opinionin e gjërë ku pas një përleshje fizike mes dy grupeve rivale të BDI-së nga Kumanova krisën armët dhe pasojat ishin tragjike ku jetën e humbi Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur me plagë të rënda.

Pa dyshim se kjo ngjarje hapi shumë dilema dhe pikëpyetje se si dhe përse ndodhi kjo tragjedi, tani më e dyta për të njëjtën arsye.

Zgjedhja e kryetarit të degës së BDI-së në Kumanovë, vazhdon të jetë problematike, pasi para tre viteve për të njëjtat arsye u vra edhe Komandant Shqiponja, shkruan Fol.

Një burim i besueshëm brenda BDI-së për portalin Fol, thotë se dje në selinë e BDI-së ishte thirrur mbledhja e kuvendit të degës së Kumanovës, ku ishte paraparë të zgjidhet kryetari i ri i degës.

Sipas burimit të mësipërm, dje në selinë e BDI-së kanë qenë të pranishëm rreth 45 delegatë nga Kumanova dhe procesin zgjedhor e ka përcjell edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ku pas përfundimit të procesit zgjedhor kishte lëshuar selinë e partisë dhe më pas kishte filluar incidenti me pasojat tragjike.

Kryetar i degës në atë mbledhje ishte zgjedhur këshilltari Fatmir Idrizi ndërsa sekretar dege Feriz Dërvishi.

Dilema më e madhe është fakti se përse kuvendi i degës së Kumanovës i zhvilloj punimet pikërisht në selinë e BDI-së në Reçicë, e jo në qytetin e Kumanovës?!

Nëse BDI ka pasur informacione ku rrezikshmëria ka qenë e pritshme, atëherë pse nuk u morën masa më të larta të sigurisë për të parandaluar incidentin që ndodhi mbrëmë?!

A nuk kishte autoritet tek shokët dhe anëtarët e tij lideri i BDI-së që të qetësonte gjakrat dhe të parandalonte një tragjedi të tillë?!

Skandaloze dhe mjaft e dyshimtë është edhe komunikata e BDI-së ku përgënjështrojnë rastin në fjalë se ngjarja e nuk kishte të bënte pikërisht me BDI-në, madje nuk e panë të arsyeshme të shprehin keqardhje për ndodhinë tragjike!

Këto janë disa nga dilemat që e shoqëruan rastin në fjalë dhe që për momentin janë enigmë, por që shpresojmë që në një të ardhme të zbardhet e gjithë e vërteta lidhur me vrasjen që ndodhi në Tetovë, ku u vranë Naip Rexhepi nga Kumanova dhe u plagosën dy të tjerë./Fol/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar