Tifozët shqiptarë i luten Shaqirit: Shkatërrojeni Serbinë

Tifozët shqiptarë i luten Shaqirit: Shkatërrojeni Serbinë
Loading...

Para pak orësh në Kremlin u hodh shorti i Botërorit ku 32 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët për fazën finale të kompetricionit.

Ndër të cilët edhe Zvicra. Skuadra helvete ku militojnë edhe shumë futbollistë me origjinë shqiptare u shortua në Grupin E me kundërshtarë Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.

Menjëherë këtë lajm e ka publikuar në rrjetin social ‘instagram’ Xherdan Shaqiri. Në adresë të futbollistit shtatshkurtër vërshuan shumë komente, ndër të cilët edhe shqiptarë. Këta të fundit gati shkonin deri në lutje duke i thënë Shaqirit të jepte maksimumin për të fituar me Serbinë.

1 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar