Tortë me krem dhe ananas

Tortë me krem dhe ananas
Loading...

Frutat që do zgjidhni të shoqëroni këtë tartë janë në dëshirën tuaj. Mund të jenë fruta pylli të ngrira, ose çfardo tjetër që pëlqeni.

Nga Linda Fishta, fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për tavë 24 cm:

Baza frola gati ose e përgatitur si më poshtë:
200g miell ● 100g gjalpe ne temperature ambienti ● 1 veze ● 60g sheqer ● nje maje luge kripe
Kremi:
300ml leng ananasi (nga ananas komposto) ● 4 te verdha veze ● 30g niseshte ● 14g xhelatine per embelsira (7flete) ● 100ml pana ● 60g sheqer ● fruta pylli per zbukurim

Përgatitja e bazës:
1.Në robot përziejme miellin me gjalpin, sheqerin dhe një majë luge kripë. Shtojmë vezën dhe i përziejmë akoma derisa të jenë bërë si brumë frola. E mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
2.Vëmë xhelatinen në një tas me ujë të ftohtë dhe e lëmë të zbutet për 10 minuta.
3. Marrim brumin dhe e hapim me petes duke i dhene formen e taves qe do të përdorim, të cilën e kemi lyer me parë me gjalpë e miell. E shpojme bazën me pirun, e mbulojmë me letër furre dhe e mbulojmë me fasule (kjo bëhet që brumi të mos fryhet gjatë pjekjes, por nëse doni mund ta kaloni këtë proces). E pjekim bazën për 30 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180 gradë. Kur të jetë pjekur, heqim fasulet dhe letrën që e kishim mbuluar dhe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti.
4.Kremi: Rrahim të verdhat e vezëve me 60g sheqer me rrahesin elektrik të vezeve sa të bëhen si shkumë. Shtojmë niseshtene dhe lëngun e ananasit dhe të gjithë masën e transferojmë në një tenxhere të vogël të cilën do ta vëmë në flakë të ulët derisa kremi të trashet. Gjatë gjithë kohës e përziejmë
me rrahesen e vezeve me dore qe te mos na krijohen kokrriza. Shtojmeëxhelatinen te cilen e shtrydhim mire me dorë nga uji dhe e përziejmë me kremin sa të bëhet si mase homogjene. E mbulojmë me leter plastike për kuzhinë në kontakt të drejtpërdrejtë me kremin dhe e lëmë të ftohet.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar