Trajneri Panucci tregon nëse Cana po i mungon Shqipërisë

Trajneri Panucci tregon nëse Cana po i mungon Shqipërisë
Loading...

I pyetur nëse i mungon Lorik Cana kombëtares Kuq e zi, Panucci ka thënë se aktualisht ai ka një grup mjaft të mirë aktualisht.

I mungon kombëtares Lorik Cana?

Panuçi: Unë mendoj se kam një grup tepër të mirë, djema shumë serioz që unë po mundohem tu jap atyre diçka më shumë, sepse mënyra se si punon, kultura e punës e profesionit, duke qenë se të gjitha punët duhet tu jepet maksimumi. Nëse një person jep 50 për qind, do të luaj 50 për qind. Ndërsa unë po mundohem ti ndez zjarrin që skuadra ka brenda vetes, kjo është ajo që bën diferencën në futboll. Kam gjetur një grup që më ndjek, djem që punohet shumë mirë dhe jam i bindur se me këtë ritëm pune do të arrijmë rezultate të mira me Shqipërinë.

Keni shpresa se me këtë grup si Simeone për grintën e transmetuar…

Panuçi: Në ndeshjen e fundit me Turqinë kishim vetëm 9 ditë për të punuar, ndërkohë unë para ndeshjes u bëra komplimente djemve sepse kisha ndjenja mjaft pozitive. Pjesa e parë e ndeshjes me Turqinë ishte pjesa ku doli cilësia e lojës, sepse skuadra ka luajtur shumë mirë në fushë dhe dukej puna e mirë. Në pjesën e dytë ku mbetëm me 10 lojtarë pas daljes së Memushaj, loja u kthye në forcën e karakterit. Kjo skuadër ka treguar se di të luaj futboll, ka treguar se ka karakter dhe nëse luajmë me seriozitet mund të sjellim rezultate të kënaqshme dhe mund të kënaqim edhe popullin shqiptar.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar