Ukraina, mbi 50 për qind të gazit e importon nga Evropa

Ukraina, mbi 50 për qind të gazit e importon nga Evropa
Loading...

Importet e gazit natyror të Ukrainës janë rritur me rreth 50 për qind, duke shkuar në 11.8 miliardë metra kub (bcm) këtë vit, tha të premten ndërmarrja shtetërore e Ukrainës për energji Naftogaz, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania tha se ka blerë 7.5 miliardë metra gaz në 10 muajt e këtij viti, që paraqet një rritje prej 29 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Për më tepër, kompania tha se nuk kanë blerë gaz nga Rusia që nga viti 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Naftogaz tha se gazin e importuar e siguronte nga 13 furnizues evropianë, prej të cilëve asnjëri nuk përbënte më shumë se 30 për qind të importeve të përgjithshme të gazit.

Megjithatë, shumica e gazit të importuar vjen nga Sllovakia.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar