Vasili: Skandal me trajtimin e mbetjeve, kjo e fut vendin në rrugën më të keqe

Vasili: Skandal me trajtimin e mbetjeve, kjo e fut vendin në rrugën më të keqe
Loading...

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson skandal strategjinë e trajtimit të mbeturinave të kryeministrit Edi Rama, duke vënë në plan të parë djegien e tyre. Vasili nëpërmjet një postimi në Facebook.  thotë se projekti i Ramës është  kundërshtuar edhe nga GIZ-i Gjerman, pasi djegia e mbeturinave është e gabuar.

Postimi i plotë i Vasilit

Kryeministri skandal me inceneratorët e mbetjeve, po GIZ-i gjerman që e kundërshton, kazan është?

Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht që kjo është bërë me qëllim.

Kryeministri s’ka lënë vend duke folur dhe inauguruar këtë medemek kryevepër, që e ka gjetur vetëm ai.

Kryeministri e ka kapur me qëllim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të paren atë që duhet të bënte të fundit. Kjo e fut në rrugën më të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rëndë vendin për sot dhe për dhjetëra vjet në të ardhmen.

GIZ dhe qeveria gjermane e thonë qartë, po ku dëgjon shkollëpaku?

Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.

“Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet,” është shprehur Hermann Plumm për Dwelle.

“Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë,” ka deklaruar Plumm.

26 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar