Vëllai i Rexhail Qerimit të dënuar: Rasti ”Alfa” është prodhim i qeverisë VMRO – BDI (Video)

Vëllai i Rexhail Qerimit të dënuar: Rasti ”Alfa” është prodhim i qeverisë VMRO – BDI (Video)
Loading...

Jetullah Qerimi, vëllai i të dënuarit me burg të përjetshëm Rexhail Qerimi, , dyshon se rasti “Alfa” është prodhim i qeverisë VMRO –BDI për të pastruar ish luftëtarët e  UÇK-së. Sipas Qerimit, vëllai i tij ka qenë shënjestër sikurse gjithë luftëtarët e tjerë të UÇK-së pas konfliktit të vitit 2001 pasi i pengonin pushtetit për të bërë politikat e tyre.

Qerimi dyshon se vëllai i tij është bërë shënjestër i politikave antishqiptare, prej kur kishte protestuar për shkollat shqipe, por e habit indiferenca e partisë shqiptare në pushtet për tu dalë në krah shqiptarëve, sidomos ish ushtarëve të UÇK-së.

Qerimi kishte patur takime edhe me zyrtarë të BDI-së dhe me Ali Ahmetin, por edhe pse i kishte premtuar ndihmë, nga takimi me Ahmetin kanë kaluar gjashtë vite pa asnjë rezultat.

I pyetur nëse në video inçizimin e publikuar nga gazetarja Liridona Vejseli, nga momenti i vrasjes, ka vërejtur diku vëllain e tij, Qerimi siguron se ai nuk është askund, dhe kanë instistuar vazhdimisht që gjykata të përdorë mjetet më të sofistikuara për të qartësuar fytyrat në video, por apelet kanë qenë të kota. Edhe pse në një shkresë nga Byroja për Ekspertiza u është thënë se kanë mjete për ta zbardhur videon, ai material nuk është bërë asnjëherë qartë. Familja është ofruar që me mjetet e veta ta dërgojë inçizimin jashtë shtetit për ta zbardhur, por edhe këtë propozim nuk e ka pranuar gjykata.

Vëllai i të dënuarit me burg të përjetshëm thotë se nga pafuqia për ta zbardhur videon, ka kërkuar ndihmë edhe nga Prokuroria Speciale e cila u zotua për shqyrtimin edhe të rasteve të montuara, por deri më sot, nuk ka epilog.

Vëllai i i Rexhail Qerimit tha se ai është i bindur se vëllai nuk është vrasësi, pasi në kohën kur ka ndodhur vrasja, ai e ka patur atë para sysh, në çajtoren e familjes në fshat.

Jetulla Qerimi kujtoi se i gjithë rasti është zhvilluar me presione të shumta në mënyrë që të mos zbulohet e vërteta për siç i quajti lojërat e pushtetit. Familja Qerimi apeloi që të ketë rigjykim për këtë rast i cili është i bindur se është kryekëput i montuar.  

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar