(VIDEO) MERHAMET DHE GJYSMËHËNA E KUQE NDANË PAKO NË HASANBEG

(VIDEO) MERHAMET DHE GJYSMËHËNA E KUQE NDANË PAKO NË HASANBEG
Loading...

Në vazhdën e shpërndarjes së pakove me produkte ushqimore, karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” ka ndaluar sot në Hasanbeg, për të ndihmuar familjet që ishin të prekura nga vërshimet që kapluan këtë vend para një viti.

Në shpërndarjen e pakove në Hasanbeg, prezent ishin dhe zëvendëskryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ismail Hakki Turunç, i cili tha se kanë planifikuar që të shpërndajnë afër tre mijë pako në më shumë se 250 fshatra.

“Kemi ardhur këtu sot në mëngjes si bord drejtues i Gjysmëhënës së Kuqe Turke. Me shokët tanë përgjegjës do të dorëzojmë një pjesë të pakove. Edhe në rajonet e tjera të Maqedonisë që i numëruam janë duke shpërndarë pako. Republika e Turqisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke janë çdoherë pranë sa herë që të përballen me vështirësi”, deklaroi Ismail Hakki Turunç, Zëvendëskryetar i Gjysmëhënës së Kuqe.

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës Merhamet, Ridvan Xhaferi, falënderoi Turqinë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për këtë ndihmë, duke rikujtuar se kjo shoqatë më herët kishte ndihmuar edhe gjatë katastrofës natyrale me vërshimet në Hasanbeg, si dhe me kurbanet e shpërndara gjatë festës së Kurban Bajramit.

“Kjo tregon afërsinë e shtetit të Turqisë që ka për këtë popull dhe interesimi i tyre se sa kanë dëshirë ky popull të ndihmoje popullin tonë në Maqedoni, e në veçanti në raste të krizave. Vërtetë është një mbështetje shumë e madhe për popullin tonë. Shpresoj që jo vetëm sot, por edhe më herët që kanë ndihmuar, por këto do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, shpresojmë që Zoti t’i shpërbleje me të mirat”, tha Ridvan Xhaferi , kryetar i OKH “Merhamet”.

Mbrëmë, karvani i organizatës “Merhamet” qëndroi në Manastir, dhe në fshatrat në rrethinë, ku gjithashtu janë shpërndarë pako me produkte ushqimore. Aktivitetet e ditës së djeshme, organizata “Merhamet” i përfundoi me një iftar në qytetin e Manastirit.

Abdulla Berisha /SHENJA/

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar