Visar Ganiu dorëzohet, Izeti Mexhiti e kontrollon zyrën e tij!

Visar Ganiu dorëzohet, Izeti Mexhiti e kontrollon zyrën e tij!
Loading...

 

Gjithë Çairi tani më e di një fakt të pamohueshëm – kryetari i komunës Visar Ganiu, mbetet të jetë një kukull e komunës duke mos pasur asnjë forcë politike dhe vendimmarrëse në komunë. Shumë punonjës në këtë komunën, thonë se Ganiu është një kukull e kurdisur nga BDI, ku nuk ka asnjë peshë dhe forcë politike për vendimmarrje, ku sipas tyre ai tani më një kohë të gjatë edhe nuk vjen në zyrën e tij brenda hapësirave të komunës. Sipas informatave jozyrtare, ish-kryetari i komunës izet Mexhiti është personi i cili kontrollon çdo gjë në komunë dhe se ai e shfrytëzon edhe zyrën e Ganiut – duke e lënë këtë të fundit edhe pa kabinet të tij. Një kohë të gjatë kryetari i komunës , Visar Ganiu nuk është parë brenda hapësirave të komunës, kjo gjë lë të nënkuptohet se zyrën e tij e kontrollon dhe shfrytëzon ish-kryetari Mexhiti, duke e lënë pa zyre kryetarin e komunës Ganiu. Vlen të theksohet, se një kohë të gjatë dega e Çairit në BDI është duke vluar me probleme nga fraksione të brendshme, ku as vet kryetari Ahmeti nuk po mund më ti kontrollon këto fraksione – dhe kjo përplasje mund të sjell edhe në përçarje të madhe në këtë degë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar