VMRO-DPMNE: Zaev i vetmi kryeminister për të cilin ka dëshmi se kërkoi ryshfet

VMRO-DPMNE: Zaev i vetmi kryeminister për të cilin ka dëshmi se kërkoi ryshfet
Loading...

VMRO-ja opozitare ke reaguar sot rreth dëshmisë së djeshme të biznismenit që deklaroi në gjykatë se Zoran Zaev i kishte kërkuar mito për ndërtimin e një kishe, për atë personalisht dhe për LSDM-në.
Ish-partia në pushtet vlerëson se Zoran Zaev është i vetmi kryeministër në Evropë për të cilin biznesmenët dëshmojnë se abuzonte me pozitën e tij zyrtare duke kërkuar ryshfet.

“Zoran Zaev nuk ka më kredibilitet të jetë kryeministër. Kjo sjellje korruptive lë hapësirë për të shantazhuar një politikan që pastaj mund të bëjë lëshime në kurriz të interesave shtetërore dhe kombëtare vetëm për të shpëtuar veten. Prokuroria Publike dhe gjykata duhet të jenë të guximshme dhe të heqin qafe kufizimet politike dhe presionin nga Qeveria për ta çuar çështjen deri në fund”, vlerëson VMRO-ja.

Partia vlerëson se gjyqësori është nën presionin e Qeverisë dhe i lejon Zaevit të dirigjojë atë që do të ndodhë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar