Zeka i Beses e quan tallje me fene iftarin e LGBT-se

Zeka i Beses e quan tallje me fene iftarin e LGBT-se
Loading...

Shkruan: Zeqirija Ibrahimi

 

Iftari është rit religjioz dhe ai organizohet për besimtarët, të cilët besojnë në Fjalën Hyjnore dhe që besojnë se nuk janë të hedhur në planet kot, porse ekziston një fuqi e mbinatyrshme, që ata e quajnë Zot, e që i ka sjellë në këtë botë për një synim të lartë – të kujdesen për mbarëvajtjen dhe vazhdimësinë e jetës së Tokës.
Ideja e LGBT-së është, në thelb, areligjioze, madje antireligjioze, sepse nuk e pranon vullnetin hyjnor të përcaktimit të gjinisë, porse këtë të drejtë ia njeh vetëm racios së njeriut.
Dhe, të organizojë një rit religjioz një komunitet i tillë, kjo përbën përbuzje të religjionit, mungesë sensi për seriozitetin e religjionit ose, me fjalë të tjera, tallje.
Vërtet, në emër të lirisë së njeriut, askujt nuk guxojmë t’ia ndalojmë të bëjë çfarë të dojë me veten e tij dhe të besojë në çka të dojë, por është ofendim edhe kur dikush përdor, për përfitime të veta, diçka që për dikë është e shenjtë.

 

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar