Zendeli: Zvarritja e procesit nga ana e BDI-së, ka thelluar krizën 

Zendeli: Zvarritja e procesit nga ana e BDI-së, ka thelluar krizën 
Loading...

Deputeti i koalicionit “Rilindje me BESË” në emisionin “Arena”, tha se në takimin me krerët e LSDM-së, është biseduar në lidhje me situatën politike. Ai tha se të gjithë janë të brengosur për shkak jostabiliteti politik e cila mund të eskalojë, përfshirë edhe bashkësia ndërkombëtare. 
“Më tepër tha se është biseduar se si të vihet deri tek funksionalizimi i kuvendit, por edhe lidhja e ndonjë partneritet të mundshëm mes subjekteve. Por tema kryesore ishte se si të funksionalizohet puna e kuvendit dhe të zgjidhet kryetari i saj”, tha Zendeli. 

Ai tha se takimi ishte me ftesë të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa shtoi se komunikimi mes partive duhet të jetë permanent me qëllim të tejkalimit të krizës. 

Ai tha se në drejtim të mos zvarritjes së procesit politik, koalicioni “Rilindje me BESË” ka dhënë nënshkrimet për marrjen e mandatit.

“Çështja e zvarritjes ka qenë ndoshta kalkulim i BDI-së dhe LSDM-së e cila e zvarriti procesin me thëniet e tyre të famshme me analizat e tyre, dhe me këtë u humb një kohë, ndoshta do të kishte mundësi që të zhvillohej e gjithë kjo në një mënyrë të ndryshme”, tha Zendeli, duke shtuar se nuk ka përse të zvarritet i gjithë procesi i konstituimit të Kuvendit. 

“Zvarritja më tepër i ka shkuar në favor thellimit të krizës politike. Mendoj se një taktit e tillë e BDI-së, nuk ka ndihmuar në tejkalimin e krizës”, tha Zendeli.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar