Zeni Ballazhi me koleksionin “Pa titull”, për Natën e Bardhë në GKA

Zeni Ballazhi me koleksionin “Pa titull”, për Natën e Bardhë në GKA
Loading...

Galeria Kombëtare e Arteve hap dyert e saj në Natën e Bardhë. Për këtë, 29 Nëntori, dedikuar natës së gjatë të muzeve, vjen në GKA me inaugurimin e një ekspozite të re. Ekspozita do të inaugurohet në orën 18:00. Në koleksionin “Pa titull” që artisti kosovar Zeni Ballazhi propozon për publikun shqiptar dhe të huaj, përpiqet që nëpërmjet artit të rindërtoj shpirtërisht unitetin e njeriut, t’i rijap atij energji dhe tension, për të transformuar raportin e tij personal me botën.

“Koncepti i artit përqaset me nevojën për të futur të gjithë elementet e gjallë në raport me botën dhe komunikimin ndërmjet tyre, pa privilegjuar asnjë…”, shprehet Ballazhi. Në vizionin e tij mbi artin bashkëkohor artisti është koshient se ndikimi i realitetit që e rrethon, tek artistit është mjaft i rëndësishëm dhe se ai vlerëson artin tek emocioni që ai i transmeton publikut si edhe tek profesionalizmi që artisti shfaq përmes disa mediumeve si: video-instilacion, pikturë, disenjo, fotografi, skenografi filmi dhe teatri, kostumografi, land art.

Në mbrëmjen e “Natës së Bardhë”, deri në orët e para të mëngjesit publiku do të ketë mundësi të vizitojë të gjitha sallat e Galerisë Kombëtare të Arteve, siç është linja muzeale me krijimtarinë e artistëve të traditës si: Kol Indromeno, Simon Rrota, Ndoc Martini, Spiro Xega, Zef Kolombi, Vangjush Mio, si dhe tablotë  me vepra të artit të propagandës komuniste që u realizuan në Shqipëri nga viti 1944 – 1990. Ndërkohë në dy salla të veçanta të Galerisë, gjatë Natës së Bardhë, do të vazhdojnë të jenë të hapura dy ekspozitat e përkohshme, “Kotësia e Dallime të Vogla”  nga Grayson Perry dhe ekspozita e artistes së njohur gjermane Rosamarie Trockel.

27 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Kulturë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar