Zjarri në një hotel në Gjeorgji, 12 vetë të vdekur

Zjarri në një hotel në Gjeorgji, 12 vetë të vdekur
Loading...

Të paktën 12  persona kanë humbur jetën mbrëmë nga zjarri në një hotel në qytetin bregdetar, Butumi, në Detin e Zi në Gjeorgji, kanë thënë zyrtarët.

“Sipas të dhënave të para, 12 vetë kanë vdekur nga zjarri në hotelin Leogrand në Butumi”, ka njoftuar Ministria e shëndetësisë e këtij rajoni.

Për shkak të zjarrit nga hoteli 22 katësh, janë evakuuar më se 100 njerëz, përfshirë mysafirë dhe të punësuar. Dhjetë vetë janë dërguar në spital, por ata nuk janë në rrezik për jetë, kanë thënë zyrtarët.

Ministri i shëndetësisë, Zaal Mikeladze, u tha gazetarëve se shkak i vdekjeve ishte helmimi me monoksid të karbonit. Zjarri është ndalur, por shkaqet e shpërthimit të tij nuk janë të njohura.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar