Zyrtarizmi i gjuhës shqipe, manipulimi i radhës

Zyrtarizmi i gjuhës shqipe, manipulimi i radhës
Loading...

Albanologët vlerësojnë se gjëja më e vogël që partitë mund të bëjnë për zyrtarizmin e gjuhës shqipe është rregullimi i saj me ligj sikurse gjuha maqedonase. Profesoresha Universitare Ajtene Hajdari thekson nevojën për rregullimin e kësaj çështje një herë e përgjithmonë me Kushtetutë.
“Nëse në kushtetutë thuhet se edhe shqipja është gjuhë zyrtare në të gjithë territorit dhe jo vetëm në 20% ku Ѭitet atëherë ajo automatikisht i rregullon të gjitha segmentet tjera. Si pasojë e kësaj nuk mund të ketë edhe një këshill për gjuhën shqipe që do të kishte dhënë ektorë të licencuar për gjuhën shqipe si e kanë maqedonasit, dhe për këtë arsye lekturon
dhe redakton sot në shqip kushdo që arrin. Partia që ishte në përbërjen e Qeverisë gjithë këto vite nuk arriti ta bënë këtë gjë, kjo nuk është diçka që nuk mund të bëhet por shpresojmë dikush tjetër mbase do të arrin ta bënë këtë”, u shpreh Albanologia, Ajtene Hajdari. Qytetarët e anketuar nga Alsat nuk besojnë se do të arrihet zyrtarizmi saj, pavarësisht premtimve vite me radhë nga partia shqiptare në pushtet.
“Gjithë këto vite po premtohet dhe nuk kanë bërë asgjë, dhe nuk bëjnë asgjë as njëri as tjetri e gënjëjnë popullin e vet. Deri tani Ali Ahmeti ka Ѭetur gjumë nuk ka bërë asgjë. Atë e bëjnë vetëm për politikë, vetëm për të marrë vota”, tha një qytetar.
“Tani për tani tek këta politikanë nuk kemi besim, por shpresojmë se do ketë zgjidhje. Deri tash nuk kanë bërë asgjë, shumë pak”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Sa të jetë Ali Ahmeti në qeveri nuk bëhet zyrtarizmi i saj. Nuk kam besim , sepse ata punojnë vetëm për interesa të veta jo për popullatë, jo për gjuhën shqipe”, shtoi një qytetar tjetër. Më 23 nëntor BDI përsëri bëri premtime për zyrtarizmin e saj në të gjitha nivelet në Maqedoni, duke thënë se gjatë këtij mandate rregullativa ligjore që garanton përdorimin e gjuhës shqipe do të jetë prioritet prfshirë këtu edhe kryesim me seancat parlamentare në gjuhën shqipe, përdorim në sektorin gjyqësor dhe në nivel lokal.
/Vjollca Aliti

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar